Uji Dea

Haziri: Do të hiqen të gjitha pengesat që pengojnë qarkullimin e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Janë hequr sot rrethojat e objektit të ish-Gjykatës në Gjilan, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili, iu ndihmoi punëtorëve ta heqin njërën nga pengesat.

“Sot është larguar rrethoja para ndërtesës së ish-Gjykatës. Çdo lloj pengese, e cila pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të njerëzve, çdo lloj objekti dhe çdo lloj rrethoje tjetër do të largohet në mënyrë që të krijohen hapësira më të mëdha për qarkullim të lirë të qytetarëve. Në listë janë edhe një numër i objekteve dhe pengesave të tjera. Kjo është faza e parë. Ndërsa, fazën e dytë do të filloj me ndërtim të trotuareve, rrugëve dhe infrastrukturës bazike”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Fundamenti

Më pas kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër punën e Drejtorisë së Urbanizimit, të Drejtorisë së Inspeksionit dhe asaj të Bujqësisë, të cilat janë vendosur në këtë objekt.

Haziri ka inkurajuar punëtorët që të japin maksimumin në punë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.