GRANDEMALL

Haziri: Do të bëjmë gjithçka për bizneset

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Valentina Bunjaku – Rexhepi, nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe drejtorët e drejtorive, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës dhe përfaqësuesit e bizneseve në nivelin lokal për të diskutuar së bashku mundësinë e bashkëpunimit mes Komunës dhe këtij Komuniteti, në mënyrë që ata të kenë një stabilitet ekonomik dhe financiar.

Me këtë rast kryetari Haziri me rastin e pritjes së përfaqësuesve të shoqatës dhe 36 përfaqësuesve që merren me këtë biznes, ka thënë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe brenda mundësive të Komunës ne do t’i ndërmarrim të gjithë hapat e mundur për t’ua lehtësuar punën e tyre.

“Jam i lumtur që sot kam pritur në takim drejtuesit e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës dhe përfaqësuesit nga niveli lokal, me të cilët kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të lehtësimit sa më të madh të ambientit për biznes. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me ndërhyrjet e Komunës që kanë të bëjnë me disa nga çështjet si legalizimet, qasja në rrugë, vlera e tatimit të pronës, për të cilat unë kam marrë përsipër që në proces me i zgjidh këto probleme. Përherë e kam thënë se nuk ka Komunë të pasur duke i varfëruar bizneset dhe familjet. Do të bëjmë gjithçka që bizneset dhe familjet me qenë të qëndrueshme, e mandej Komuna mund të grumbullon taksa dhe tatime”, ka thënë kryetari Haziri, duke shtuar se pjesa tjetër e pakos së kërkesave, ka të bëjë me legjislacionin, ku sot i kam premtuar shoqatës se do të jem zë i tyre si anëtar i barabartë për të ndikuar në ndryshimet e legjislacionit dhe punëve që duhet të ndërmerren edhe nga ana e qeverisë nesër.

Eco Higjiena

Ndërsa në emër të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës ka folur kryetari Fadil Berjani, i cili tha se është kënaqësi që kryetari i Komunës, në ditë pushimi (Dita e Kushtetutës) takon komunitetin e biznesit për t’i zgjidhur problemet dhe brengat e tyre.

“Është kënaqësi e madhe dhe privilegj i yni që kemi një kryetar që edhe në ditë pushimi takon komunitetin e biznesit. Ne patëm rastin që kryetarit t’i shprehim disa brenga të komunitetit tonë në nivelin lokal dhe atë qendror, porse problemi më i madh për momentin është kyçja në rrugë, ku është një taks shumë e lartë, por ne morëm një mbështetje të madhe që brenda Kuvendit këto t’i rregulloj kryetari dhe poashtu edhe në nivelin qendror tash e tutje do të kemi një mbështetje dhe një zë të fuqishëm të mbështetjes përmes kryetarit Haziri”, ka thënë ndër të tjerash Berjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.