Haziri: Do kujdesemi që ta ruajmë dinjitetin e infermierisë

Gjilan – Në mesin e qytetarëve të cilëve iu ofrua ky shërbim, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtoresha e Shëndetësisë, Labinotë Demi-Murtezi.
Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, Qendra Europiane për Arsim Universitar “Qeap-Heimerer” ka ofruar sot shërbime falas për qytetarët e Gjilanit, për matjen e tensionit arterial.
Në mesin e qytetarëve të cilëve iu ofrua ky shërbim, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtoresha e Shëndetësisë, Labinotë Demi-Murtezi.
Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar Qendrën Europiane për Arsim Universitar, e cila ua ka mundësuar qytetarëve të Gjilanit ta marrin këtë shërbim falas, tha se prioritet i qeverisjes së tij është sektori i shëndetësisë, duke thënë se do të ketë kujdes të veçantë për të ruajtur dinjitetin e infermierisë, profesion ky i shenjtë dhe human./rajonipress/