Haziri ditën e parë e nisë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Gjilan – Lutfi Haziri ditën e parë të tij të punës e ka nisur me homazhet tek varrezat e dëshmorëve. Haziri tha se vizita e tij e parë këtu dëshmon për përkushtimin e tij institucional që duhet të kenë dëshmorët para të cilëve do të përulemi përherë.
Kreu komunal Lutfi Haziri i shoqëruar edhe nga zyrtarët e tjerë ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Ditën e parë Haziri e ka nisur pikërisht me homazhet tek varrezat.
Haziri tha se gjithmonë dëshmorët dhe ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre do ta kenë kujdesin tonë institucional.”Edhe kompleksi i dëshmorëve do të rregullohet me prioritet sepse ne nuk mund të qëndrojmë rehat përderisa kompleksi mbetet i parregulluar” tha Haziri.
Haziri tha se vet fakti që ditën e parë ka zgjedhur kompleksin e dëshmorëve tregon qartë se kujdesi institucional ndaj tyre do të jetë meritor.”Ne do të përulemi përherë para veprës së të gjithë dëshmorëve duke filluar nga Idriz Seferi, Zija Shemsiu, Agim Ramadani, Mulla Idriz Gjilani, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Abdullah Tahiri e të gjithë dëshmorët e tjerë nëpër vite e gjenerata.
Haziri ndryshe ka vizituar edhe shërbimin e zjarrfikësve, qendrën kryesore të mjekësisë familjare dhe spitalin Regjional të Gjilanit./rajonipress/