Fundamenti

Haziri: Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet me punët e pabëra, me arsyetime të paqëndrueshme ka thënë Lutfi Haziri.

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë.

Është bërë vlerësimi i angazhimeve në terren gjatë javës që po e lëmë pas, duke e vendosur në fokus mobilizimin dhe angazhimin e strukturave dhe qytetarëve, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.

Ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet me punët e pabëra, me arsyetime të paqëndrueshme.

FIDANISHTJA

LDK do të vazhdojë t’i mobilizojë qytetarët lagje për lagje e fshat për fshat, në interes të mbrojtjes së zhvillimit lokal, të politikave zhvillimore, stabilitetit politik të domosdoshëm dhe gjetjen e një morie të problemeve që lidhen me abuzimin e pushtetit, buxhetit, abuzimin e të drejtës dhe cenimit për qytetarët që janë të limituar në të drejtat e punës, në të drejtën për qasje për mbrojtje sociale, në të drejtën për jetë të barabartë.

Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.