Haziri: Dieta buxhetore do ta nxjerr Gjilanin nga depresioni dhe falimentimi financiar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri tha për rajonipress se kemi filluar pagesat për shpronësim dhe obligime ndaj operatorëve dhe qytetarëve. Komuna e Gjilanit është me borxhe të “zbardhuna” që pritet të servisohen sipas një sistemi të ekuilibruar në mënyrë që të mos lejohet falimentimi dhe të mos pengohen planet për investime në infrastrukturë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vendosur që për një moment ta harrojë retorikën e borxheve dhe t`i kthehet normalitetit financiar. Të martën kanë filluar të kryhen pagesat e para për kompanitë, qytetarët dhe obligimet tjera për shpronësim, raporton rajonipress.

“Kemi filluar pagesat për shpronësim dhe obligime ndaj operatorëve dhe qytetarëve. Komuna e Gjilanit është me borxhe të “zbardhuna” që pritet të servisohen sipas një sistemi të ekuilibruar në mënyrë që të mos lejohet falimentimi dhe të mos pengohen planet për investime në infrastrukturë” tha Haziri.

Uji Dea

Haziri tha se kemi paraqitur borxhe në Qeveri dhe presim ndërhyrjen e Ministrisë së Financave.”Kemi vendosur dietë më të rëndë buxhetore për ta nxjerr Gjilanin nga depresioni dhe falimentimi financiar. Përkundër kësaj kam mobilizuar mbi 2 milion euro infrastrukturë bazike, rrugë, ndriçime, kanalizime dhe ujësjellës”.

Haziri tha se do të ketë subvencione për kulturë, sport, rini dhe kategoritë e të verbërve, shurdhmemecët dhe njerëzit me nevoja të veçanta. “Dy binarët e Komunës së Gjilanit do të jenë shlyerje borxhi në njërën anë dhe investime e subvencione në anën tjetër”.

Haziri tha se një numë të lëndëve do të përfundojnë në prokurori sepse janë lëndë ku është abuzuar rëndë me buxhetin e komunës./rajonipress/