Haziri dhe Zogaj – Gashi takohen për koordinim të disa projekteve

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.Qëllimi i takimit mes kryetarit Haziri dhe zëvendësministres Zogaj-Gashi ka qenë për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme, veçanërisht në efiçiencë dhe në fushën e teknologjisë informative.
Kryetari Haziri ka falënderuar zëvendësministren Zogaj-Gashi për vizitën, ndërkaq është shprehur falënderues që Gjilani në bashkëpunim në MZHE-në është duke realizuar projektin e ndërrimit të gypave të asbestit, përderisa ka kërkuar nga ky dikaster qeveritar që të ndihmoj Gjilanin në projekte tjera, siç është sanimi i kapërderdhëses në penden e Përlepnicës, sikur edhe në zgjidhjen e problemit të deponisë së mbeturinave.
Nga ana e saj, zëvendësminsitrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka ofruar mbështetjen e plotë në realizimin e disa projekteve të sipërpërmendura për zhvillimin e Gjilanit./rajonipress/