Haziri dhe stafi i tij vendosen tek objekti i ish-gjykatës

Gjilan – Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se tashmë kryetari Lutfi Haziri me stafin e tij është vendosur tek objekti i ish-gjykatës.
Tash e tutje, qytetarët e Gjilanit që dëshirojnë ta takojnë kryetarin Haziri këtë mund ta bëjnë tek objekti në fjalë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pati premtuar në fushatën elektorale që objektin e deritanishëm, në të cilin ka qëndruar për gjashtë muaj, do ta lëshoj për Muzeun e qytetit.
Që nga marrja e mandatit, kryetari Haziri po i realizon premtimet e bëra në fushatë një nga një./rajonipress/