Haziri dhe Rrahmani nderohen me çmimin “Simboli Mbrojtës”
Gjilan – Shoqata Ballkanike e Hoteleve (BAHA), në të cilën janë të anëtarësuara Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia, e ka nderuar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmanin me çmimin “Simboli Mbrojtës” për përkrahjen e dhënë veprimtarive hoteliere dhe restoranteve.
Këtë çmim ua ka dorëzuar sonte në restorant “Bujana” kryetarit Haziri dhe ministrit Rrahmani, kryetari i shoqatës shqiptare të hoteleve, Zak Topuzi.
Ndërkohë, një letër falënderimi për përkrahjen e dhënë veprimtarisë hoteliere dhe restoranteve, ua ka dorëzuar sonte kryetarit Haziri dhe ministrit Rrahmani edhe kryetari i Shoqatës maqedonase të hoteleve dhe restoranteve, Krste Bllazhevski.
Ndërkaq, restorant “Bujana” ka marrë shpërblimin nga ana e BAHA-s si restoranti më i mirë nacional në Ballkan për vitin 2015 dhe ceremonia me këtë rast mbahet nesër.
Organizimi i sotëm korrespondon me pesë vjetorin e themelimit të Shoqatës hoteliere turistike dhe agjencioneve të Kosovës (TAK)./rajonipress/


