UBT

Haziri dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim informues ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar.

Pas takimit, kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar për vizitën, e ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën, ndërkaq e ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.

Mobi Casa

“Qyteti ynë ka 20 vite që ka bashkëpunim me ambasadën turke. Prezenca ushtarake, diplomatike dhe me ndihma të qeverisë turke është tash e dy dekada. Ne jemi përfitues të disa programeve nga qeveria e Turqisë, duke përfshirë këtu edhe çerdhen e re “Ardhmëria 1” e cila pritet të bëhet shumë shpejtë dhe TIKA është bartëse e projektit”, tha Haziri.

“Ne e vlerësojmë lartë edhe partneritetin me Bursan, ku shtatë shkolla tona janë binjakëzuar me shtatë shkolla atje. Theks i veçantë që u vendos është bashkëpunimi ekonomik, inkurajimi i bizneseve dhe ndërmarrësve që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojmë ambient të përbashkët për zhvillim ekonomik. Ky është prioriteti ynë”, ka përfunduar Haziri. /rajonipress/