Uji Dea

Haziri: Depresion më të madh politik dhe ekonomik, asnjëherë s`ka pasur në Gjilan, që prej pasluftës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri ish kryetar i Gjilanit dhe tani në krye të LDK-së duke folur për krizën e madhe që po e përjeton Gjilani, në të gjitha fushat tha për rajonipress se që nga paslufta asnjëherë Gjilani nuk ka pasur depresion më të madh politik dhe ekonomik. Gjilani është zhytur në baltë politike falë politikë së keqe të Alban Hysenit tha Haziri.

Lutfi Haziri ish kryetar i Gjilanit dhe tani kryetar i degës së LDK-së në Gjilan derisa ka folur për krizën politike që po e përjeton Gjilani dhe qytetarët e saj, shprehet se që nga paslufta Gjilani asnjëherë nuk ka pasur depresion më të madh politik dhe ekonomik.

“Depresion më të madh politik dhe ekonomik nuk ka pasur Gjilani që nga paslufta. Shkaktimi i pritjeve të mëdha po përkthehet në dëshpërim të madh sepse janë ndal ose pak po punohet edhe në investimet që unë me administratën i kemi siguruar me mund të madh” tha Haziri.

UBT

“Familjarizimi, keqpërdorimi dhe avaritë në administratë janë bërë dukuri për shqetësim. Blerja e kamionëve të vjetër në Gjermani dhe alokimi i 200 mijë eurove për qëllime të tilla është skandal që pasqyron këtë kulturë administrimi të Komunës së Gjilanit” ka nënvizuar Lutfi Haziri.

Haziri mendon se llogaria e kësaj qeverisje të keqe është para qytetarëve.

”Ata i besuan dhe i dhanë mundësinë e provës, të provohen në qeverisje, por doli që po administrojnë edhe atë në mënyrën më të keqe. Gjilani është zhytur në baltë politike falë politikës së keqe të Alban Hysenit. Kriza politike nga VV po donë të bartë në PDK, e LDK dhe tek qytetarët që e zgjodhën” përfundoi Haziri./rajonipress/