ARKATANA

Haziri debaton me qytetarët dhe shoqërinë civile për qeverisjen në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan ka organizuar sot një debat me temën ”Qeverisja Haziri përballë qytetarëve – shoqërisë civile”. Pos kryetarit Haziri, të pranishëm ishin përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar për çështje tejet të rëndësishme të qeverisjes komunale në Gjilan.

Fillimisht, kryetari Haziri tha se Komunën e ka gjetur në gjendje tejet të rëndë, me mosdisiplinë buxhetore dhe me borxhe shumë të mëdha, të cilat sipas tij, po përbëjnë problem edhe sot.

Haziri tha se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes ka aplikuar një disiplinë të ashpër buxhetore, ‘dietë’ të ashpër në shpenzime dhe duke kursyer në këtë aspekt, theksoi se ka arritur të investoj me të gjitha mundësitë dhe t’i shlyej afro 3 milionë euro borxhe.

“Nëse do t’i kishim pasur në dispozicion këto 3 milionë euro, do të mund të bënim investime shumë të mëdha në të gjitha sferat”, tha ai.

I pari i gjilanasve gjatë përballjes me shoqërinë civile dhe mediat, ka deklaruar se synimi kryesor ka qenë rikthimi i kujdesit të Prishtinës për Gjilanin në investime dhe se kjo, sipas tij, po arrihet gradualisht.

“Është shumë e rëndësishme që Gjilanin e kemi nxjerrë nga depresioni politik dhe ia kemi kthyer kujdesin e Prishtinës dhe Tiranës”, tha kryetari i Gjilanit.

Megjithëse është ballafaquar me probleme të mëdha, Haziri theksoi se ka bërë punë të mira për qytetarët në shumë aspekte, duke filluar nga infrastruktura, bujqësia, arsimi, kultura, sporti, shëndetësia etj.

United Hospital

“Tashmë përfundimisht do të ndërtohen hyrje-daljet e Gjilanit, ku shumë shpejt do të nis rruga me katër korsi nga kazerma e FSK-së e deri në dalje të qytetit kah rruga e Bujanocit, pastaj ajo prej kanalit tek rruga e Prishtinës e deri tek penda e Livoqit si dhe hyrje-daljet tjera. Kemi subvencionuar bujqit e Gjilanit dhe po vazhdojmë sivjet me subvencione edhe më të mëdha ku qytetarët po përfitojnë në çdo aspekt”, tha ai.

Ai tha se Komuna e Gjilanit ka krijuar siguri për investitorët e huaj, nga të cilët ka shumë interesime për investime.

Lidhur me përfundimin e lumit “Mirusha”, “Baja” e “Stanishorka”, kryetari i Komunës së Gjilanit është shprehur se kanë konkurruar në qeverinë austriake me projekt 7 milionë euro dhe po presin përgjigje pozitive nga ana e tyre.

Përveç investimeve me të gjitha mundësitë komunale, Haziri paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë investime në infrastrukturë në Livoç të Ulët, në rrugën “Muharrem Kurteshi”, në “Mulla Idrizi”, në Lagjen “Arbëria”, atë të “Vishnjeve” në rrugën “Motrat Qiriazi” në fshatin Miresh, Zhegër, Cërnicë etj.

Abdullah Bajra, ndërmarrës, tha se bizneset janë të shqetësuara me KEDS-in, pastaj me zyrën e rregullatorit, derisa Fadil Gashi është fokusuar te infrastruktura shkollore dhe ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve.

Shumë çështja ka shtruar edhe Demir Krasniqi, pastaj Shaban Terziu, Tefik Selimi, Shqipe Morina, Fadil Kajtazi etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.