Eko Higjiena

Haziri: “Darka e Lamës” është falënderim ndaj Zotit, ndaj kompanive agroindustriale dhe bujqve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka hapur sot zyrtarisht festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku pati një pjesëmarrje të jashtzakonshme të qytetarëve të Gjilanit.

Pos zyrtarëve komunalë, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike, deputetë, e qytetarë të rëndomtë.

“Darka e Lamës” është falënderim ndaj Zotit për begatinë që na e ka dhënë, falënderim për bujqit, familjet tona dhe të gjitha ata që kanë punuar ditë e natë që ky bereqet të jetë në sofrën e qytetit të Gjilanit sepse me këto të mira që prej ujit, mjaltit, e deri te buka, pemët, perimet dhe industritë e ushqimit të në Gjilan, janë marka dhe brendi më i mirë që kanë gjilanasit dhe tregojnë qartë mire, e drejtë, që ne duhet t’i konsumojmë këto prodhime. Sofrën tonë duhet ta mbajmë me prodhimet tona”, tha në hapjen e “Darkës së Lamës” kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka falënderuar të gjitha familjet farmere dhe kompanitë që kanë pasur shumë sukses sivjet me prodhimet e tyre, falë mbështetjes komunale.

“Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet i ka mbështetur familjet farmere përmes Drejtorisë së Bujqësisë, ku kemi ndikuar në rritjen e prodhimit vendor. I falënderoj të gjithë, në veçanti kompanitë që janë sot këtu, të cilët po bëjnë shumë që t’i blejnë, t’i marrin të gjitha prodhimet, t’i ruajnë dhe t’i shesin si: “Calabria”, “Ask Food”, “Moea”, “Consoni”, “Kabi”, “Fluidi”, “Dea”, mishtoret: “Luli”, Malësia” e “Gazi”, si dhe të gjitha kompanitë tjera që në Gjilan janë brendi i shqiptarëve. Zoti e bekoftë këtë sofër”, ka shtuar kryetari Haziri.

UBT

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka falënderuar të gjithë agropërpunuesit gjilanas për të mirat që i kanë sjellë në këtë tryezë të bereqetit dhe të gjithë bujqit për punën dhe mundin bërë.

“Ky vit ishte mjaft i bereqetshëm dhe të vjelat janë si vijon: grurë – mbi 11 mijë tonë, misër – 9 mijë tonë, mish – 410 tonë, qumshtë – afro 17 mijë tonë, mollë – 4000 mijë tonë, kumbull – 39–0 tonë, mjaltë – 48 tona, domate 1800 tonëa, speca 750 tonë, patate 2000 tonë etj”, u shpreh drejtori Ramadani.

Ai tha se mbështetja e bujqve do të vazhdojë duke i subvencionuar ata me mekanizëm, pajisje bujqësore, serra komerciale, material fidanor, rregullim të infrastrukturës rrugore me qëllim të rritjes së kapaciteteve.

Përndryshe, mbështetja për bujqit e Gjilanit për vitin 2015 kap shifrën e afro 2.5 milionë euro, që përfshinë subvencione, grante, mekanizim bujqësor, farë gruri, misri, pleh artificial e mbështetje tjetër në blegtori./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.