UBT

Haziri: “Conson-i” është brendi dhe krenaria e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, dhe drejtorët tjerë komunal, ka vizituar ndërmarrjen e prodhimit të mishit dhe vezëve të pulave “Conson”, për të parë nga afër zhvillimin dhe ecjen e biznesit, por edhe rolin e Komunës për mbashtetjen në infrastrukturë.

Me këtë rast kryetari Haziri gjatë vizitës në ndërmarrjen “Conson-i” që si ndërmarrje private është brendi që identifikon Komunën e Gjilanit, jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetojnë shqiptarët në botë.

“Consoni” është një ndërmarrje private e dëshmuar në prodhim të mishit dhe vezëve. Ne sot jemi këtu që të shohim nga afër mundësinë e mbështetjes në infrastrukturën publike. Jemi të vendosur në krijimin ambientit më të mirë për biznes, por edhe infrastrukturë publike funksionale për qytetarët dhe afarizmin në përgjithësi. Kurse, për nivelin qeveritar është koha më e mirë për të ndërhyrë me subvencione, në mënyrë që të zhvillohen planet e biznesit privat, që në Gjilan të kthehet tradita e madhe e punës dhe punësimit. “Conson-i” është ndërmarrja më stabile dhe brendi që na bënë të krenohemi në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se në këtë pjesë Komuna do të sjellë shumë shpejt projektin e asfaltimit të rrugës që lidhet me fshatin Cërrnicë, e posaçërisht me infrastrukturë për “Conson-in” dhe ndërmarrësit e tjerë që janë në këtë pjesë.

Fundamenti

Ndërsa Agim Sahiti, pronar i ndërmarrjes “Conson-i”, ka thënë se kujdesi dhe interesimi i të parit të Komunës është me shumë rëndësi për biznesin privat në ngritjen dhe punën tonë.

“Interesimi i kryetarit për neve bizneset, është me shumë rëndësi. Ne kemi marrë premtimin se rruga në këtë pjesë do të rregullohet. Kjo është në kompetencën e Komunës, çka ne besojmë në këtë investim, që na ndihmon jashtëzakonisht shumë neve. Kujdesi ndaj neve dhe investimi na jep vullnet dhe na nxit që të punojmë edhe më shumë dhe me ngulm në punën tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se politikat e mbështetjes së prodhimeve të mishit dhe prodhuesve të tjerë vendor është një garantim i zhvillimit në biznesin privat.

Përndryshe, kryetari Haziri ka vizituar edhe fermën që është duke u ndërtuar nga fermeri Emërllah Ajeti, e i cili deri më tani ka rreth 200 krerë dele, 20 lopë qumështore dhe po përgatitet për rritjen e mbi 30 krerë të viçave për prodhimin e mishit./rajonipress/