UBT

Haziri: Çerdhja “Integj” shembull i zbatimit të masave strikte anti-COVID-19

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e DKA’së, Nazim Gagica, ka vizituar institucion parashkollor Integj, për të parë nga afër procesin aty.

Haziri e ka përgëzuar menaxhmentin për punën, duke thënë se janë shembull i zbatimin të masave në mënyrë strikte anti-COVID-19.

“Është njëra prej çerdheve që ka numër të madh të fëmijëve për kujdes ditor. E falënderova drejtoreshën dhe stafin për angazhimin për kujdesin mbi baza ditore për fëmijët, në veçanti për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Masat që kemi ndërmarrë ne kundër përhapjes së virusit dhe këtu zbatohen në mënyrë strikte dhe ky është shembull i mirë”, tha Haziri.

“Ne do ta zgjerojmë infrastrukturën me çerdhen e re në lagjen Arbëria, që është investim i komisionit Europian. Problemi i pronës në IP Integj tashmë është zgjidhur dhe po presim të kalojë në pronësi të Komunës, për t’i vazhduar investimet këtu”, shtoi kreu i Gjilanit.

Mobi Casa

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, e ka falënderuar menaxhmentin për angazhimin e madh në kohë pandemie për të ruajtur shëndetin e fëmijëve

“Tanimë kemi gjendje stabile në të gjitha institucionet parashkollore edhe në aspekt të infrastrukturës, por edhe në aspektin e ofrimit të shërbimeve për fëmijët. Kjo është si rezultat i përkrahjes së kryetarit Haziri dhe kjo ka bërë që të krijohen këto kushte të mira, që ne u gjetëm këtu. E falënderoj menaxhmentin për angazhimin e madh në kohë pandemie për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”, tha Gagica.

Ndërsa, drejtoresha e IP Integj, Drita Rexhepi-Hoxha, e falënderoi kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të ofruar për të funksionuar sa më mirë ky institucion parashkollor.

“E njoftuan kryetarin Haziri për fillimin e pjesës së dytë të vitit këtu, për menaxhimin e situatës kundër COVID-19 dhe se si po trajtohen fëmijët. Vizita e kryetarit Haziri dhe drejtorit Gagica është motivim për punë për ne”, tha ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.