Fundamenti

Haziri: “Çeliku” dhe “Drini Market”, ndër bizneset me të suksesshme në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të javës për mbrojtjen e bizneseve dhe prodhuesve vendorë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot gjigantin e prodhimit të çelikut në Kosovë, fabrikën “Çeliku”, në kuadër të së cilës operon edhe “Drini Market” dhe “Gazi Trade”.

Pronari i këtyre kompanive, Mumin Alidema, ka falënderuar Hazirin për vizitën, duke kërkuar mbështetje në funksionimin edhe më të suksesshëm të tyre.

Mobi Casa

Kandidati i LDK-së, i dha përkrahje maksimale këtyre kompanive, duke thënë me këtë rast se kompania “Çeliku” është me traditë 40 vjeçare dhe së bashku me “Drini Market” janë ndër kompanitë më të suksesshme në Gjilan dhe më gjerë.

“Edhe pse është një konkurrencë jo e drejt, ju po funksiononi shumë mirë. “Çeliku” dhe “Drini” janë ndër kompanitë më të mëdha në Gjilan. Me 200 punëtorë, do të thotë se u siguroni të ardhura 200 familjeve. Kjo është fantastike. Vizioni im dhe i LDK-së është që t’i mbrojmë bizneset gjilanase dhe ju sigurojë se do t’ju mbrojmë me tërë kapacitetin tim për ta pasur më të lehtë punën. Unë këtu pashë punë të jashtëzakonshme”, ka thënë me këtë rast Haziri./rajonipress/