UBT

Haziri: Çdo ditë është e nevojshme dhe e rëndësishme për të dhuruar gjak

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij dhe të rinjtë e shumtë dhurojnë gjak për të mundësuar intervenimin e shpejtë në raste të ndryshme dhe emergjente, të ekipeve mjekësore, duke krijuar mundësinë për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë nevojë për gjak.

Me këtë rast kryetari Haziri ka apeluar që çdo ditë të dhurohet gjak sepse vetëm kështu me solidaritetin qytetarë mund të shpëtohet jetë dhe mund të lehtësohet puna në intervenimin e ekipeve mjekësore.

“Apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten aksionit për dhurimin e gjakut. Duke dhuruar gjak shpëton jetë. Ka shumë njerëz në nevojë në Komunën tonë dhe gjithkush ka mundësi që të përballohet gjatë jetës me kërkesën e nevojës së gjakut. Nëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan, përmes solidaritetit tonë me dhurim vullnetar të gjakut, grumbullon numër më të madh të dozave të gjakut, mundëson edhe intervenimin me kohë te pacientët nga ekipet mjekësore. Nuk duhet të ketë ditë të shënuara për të dhuruar gjak, çdo ditë është e rëndësishme, çdo ditë këtu punohet, çdo ditë mund të jepet gjak dhe çdo ditë mund të shpëtohet një jetë, andaj ti përgjigjemi së bashku vullnetarisht, në numër sa më të madh, dhurimit permanent të gjakut”, tha kryetari Haziri i cili është një dhurues i rregullt i gjakut.

Uji Dea

Ndërsa, Bajram Salihu, teknik i transfuzionit të gjakut në Gjilan, ka thënë se deri më tani për këtë periudhë të vitit 2015, ka rreth 600 doza të gjakut, ku prej tyre rreth 30 % janë dhurues vullnetarë, ndërsa pjesa tjetër janë dhurues për raste të veçanta familjare.

“Shumica e qytetarëve të Gjilanit kanë dhënë gjak si dhurues familjar, mirëpo në mesin e tyre një numër i konsiderueshëm është i dhuruesve vullnetarë. Me këtë numër të dozave të dhuruesve vullnetar të gjakut nevojat e Spitalit Regjional nuk mund të plotësohen, por kjo plotësohet përmes intervenimeve familjare dhe përmes Qendrës Kombëtare të Transfuzionit. Për këtë periudhë kohore kemi rreth 600 doza të dhurimit të gjakut, numri i dhuruesve nga viti në vit ndryshon, mesatarisht numri i dhurimeve të gjakut është rreth një mijë dhurues në vit, prej tyre rreth 30 %, janë dhurues vullnetar”, ka thënë ai duke porositur të gjithë qytetarët të cilët qëndrojnë mirë me shëndet, që të jenë dhurues vullnetar të gjakut, sepse kështu shpëtohet jetë dhe mundësohet intervenim i shpejt i ekipeve mjekësore.

Ndryshe, ky ishte aktivitet në kuadër të “Gjilani bike”, i organizuar nga organizata “Climb Up” dhe klubi i biçiklistëve të Gjilanit, që ka nisur më 12 gusht në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, për të vazhduar me dhurim gjaku sot, e që përfundon më 16 gusht, me rrugëtimin e organizuar me biçikleta në eksplorim të bukurive natyrore dhe historike në Kalanë e Pogragjës në Gjilan, për të cilin aktivitet ftohen të bashkëngjiten të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj kampanje vetëdijesuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.