Fundamenti

Haziri: “Bezi”, “Raci” dhe “Reshi” dhanë vulën e suksesit për futbollin gjilanas

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është mbajtur sot turneu memorial kushtuar tri figurave që dhanë kontribut të madh për sportin gjilanas dhe atë kosovar: Selami osmani – “Bezi”, Kemajl Halimi – “Raci” dhe Reshat Osmani – “Reshi”, i cili është organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe klubin e futbollit “Drita”.

Fillimisht, kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bujar Haziri dhe kryesia e klubit “Drita” kanë vënë kurora lulesh tek varret e tre personaliteteve të futbollit gjilanas.

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se këta janë vijues i krejt atij angazhimi të madh, qoftë si donator, vullnetar, qoftë si punëtorë sportiv, trajner dhe njerëz që i kanë dhënë vulën e suksesit për Gjilan.

“Tradicionalisht Gjilani e organizon turneun. Jam i nderuar që sivjet më jepet rasti ta vazhdojë këtë traditë. Janë tre emra të mëdhenj që Gjilanit i bëjnë nderë në zhvillimin e sportit, në kultivimin dhe angazhimin e brezave të rinj, për që historia e bujshme e Gjilanit në sport, e në veçanti në futboll, lidhet me emrat e tyre dhe me emrat e shumë gjeneratave tjera. Këta janë vijues i krejt atij angazhimi të madh, qoftë si donator, vullnetar, qoftë si punëtorë sportiv, trajner dhe njerëz që e kanë dhënë vulën e suksesit për Gjilan. Ne i nderojmë sot, gjunjëzohemi dhe lutemi që vullneti i tyre për zhvillimin e futbollit në Gjilan të jetë vullnet yni i përbashkët që t’i nderojmë me pretendim serioz që ta bëjmë turneun sa më masiv, së më ndërkombëtar , jo vetëm në suaza të vendit tonë dhe regjionit, por një turne në të ardhmen që gatë këtij muaji do ta shënojë një ngjarje vërtet të madhe të futbollit në Gjilan dhe në Kosovë”, tha Haziri.

“Drita” fituese e turneut

Hidromorava

Në turne pos “Dritës”, ka marrë pjesë edhe “KF Trepça”, “KF Gjilani” dhe “KF Ferizaj”. Turneun e shpalli të hapur kryetari Lutfi Haziri dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Pas zhvillimit të takimeve, skuadra e “Dritës” ka fituar turneun pas penalltive në finale me Gjilanin, ndërsa vendin e tretë e zuri “Trepça” nga Mitrovica.

Klubi më fair-play është shpallur “KF Ferizaj”, lojtari më i mirë i turneut Ardian Limani i “Dritës”, derisa portieri më i mirë u zgjodh Samir Huruglica, po ashtu i skuadrës nikoqire.

Çmimet dhe mirënjohjet i ndau drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i komunës së Gjilanit, Bujar Haziri, i cili pohoi se në të ardhmen synohet që ky turne të jetë me përmasa ndërkombëtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.