UBT

Haziri befasohet për të mirë me arritjet e kompanisë Fundamenti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Arbër Ismajli dhe drejtorin e Urbanizmit, Bekim Bajrami, kanë vizituar kompaninë për përpunimin e mermerit dhe granitit, Fundamenti, të cilës i është ofruar bashkëpunim i plotë. Ai është shprehur të jetë i befasuar me arritjet e kësaj kompanie, sikurse edhe me numrin e madh të të punësuarve.

“Familja Halili në Gjilan është njëra prej familjeve që ka dhënë kontributin e madh për qytetin. Jam befasuar për të mirë me këtë çka pashë këtu, me arritjet, teknologjinë dhe numrin e punëtorëve të Fundamentit. Meqë Komuna vazhdon të ndërtojë partneritet me biznesin privat, e sigurojmë Fundamentin që do të jetë pjesë aktive e trekëndëshit të bashkëpunimit mes nesh, donatorëve dhe kësaj kompanie, në mënyrë që të ndikojmë në zhvillim sa më të mirë dhe me standarde”, ka thënë Haziri, pas vizitës.

Mobi Casa

Kurse, pronari i kësaj kompanie, Bashkim Halili, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, teksa ka njoftuar se kjo kompani ka të punësuar më shumë se 40 punëtorë.
“Jemi të nderuar që erdhën sot për vizitë kryetari Haziri e nënkryetari Ismajli. Është hera e parë që na viziton dikush prej institucioneve shtetërore dhe besojmë që në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë edhe më i madh mes Komunës dhe kompanisë sonë. Ne jemi kompani serioze dhe numri i punëtorëve e kalon numrin 40”, tha Halili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.