Eko Higjiena

Haziri: Bedri Sadikun do ta kujtojmë për guximin e tij për raportimet ndaj padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sadiku, me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të gazetarisë kosovare, Bedri Sadiku.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Sadiku,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarit kosovare, Bedri Sadiku.

HW

Bedri Sadikun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari për disa dekada, i cili raportoi me objektivitet e saktësi nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Ne veçanti, Bedriun do ta kujtojmë për guximin e tij për raportimet ndaj padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve në një kohë të pakohë, në Kosovë e Maqedoni.

Familje Sadiku, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe miqve e kolegëve të Bedriut.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.