Eko Higjiena

Haziri bashkëbisedon me komunitetin artistik: Krenohemi me kalendarin kulturor të Gjilanit, do të vazhdojë mbështetja e madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, Deniza Limani, Diana Toska, Gresa Avdiu e Valdrin Halimi, ka bashkëbiseduar me komunitetin artistik të Gjilanit, të cilët e kanë falënderuar për mbështetjen e madhe ndaj këtij sektori të madh, ku përfshihet edhe Teatri, Muzeu, Muzeu Etnologjik, Shkolla e Muzikës, Shkolla e Arteve Pamore, Galeria etj.

“Kënaqësi me bashkëbisedu me autoritetet kulturore të Gjilanit, në objektin e ri tw Shkollës së Muzikës dhe Arteve, i cili pritet të inaugurohet shumë shpejt. Kemi bërë punë të mëdha për këtë sektor me mundësitë tona komunale. E kemi zgjidhur problemin e kodit buxhetor për ansamblin e Teatrit të Qytetit dhe ndihem shumë mirë për këtë. Po ashtu, e kemi bërë Bibliotekën më të mirë në rajon, Muzeun e Qytetit, Muzeun Etnologjik, derisa në prag të finalizimit është Shkolla e re e Muzikës dhe e Arteve e Galeria e Qytetit. Ne krenohemi me kalendarin kulturor të Gjilanit dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim të gjitha aktivitetet kulturore për ta vazhduar epitetin e Kryeqytetit Kulturor të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë me këtë rast kryetari, Lutfi Haziri.

Drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij institucioni, duke thënë se përpos pjesës artistike që është ngritur përmes kalendarit dhe zgjidhjes financiare për ansamblin e aktorëve, e mira mirë që buxheti është rritur për 100 për qind.

Eco Higjiena

“Me aprovimin e këtij buxheti, në vitin e ardhshëm kemi komoditet me pasë art më të mirëfilltë. Ndërsa, tash është nevojë e domosdoshme renovimin e objektit të Teatrit”, ka thënë Zymberi.

Doajeni i aktrimit, Sabedin Shahiqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që ka dhënë për artistët e Gjilanit, gjatë mandatit të fundit.

Shkrimtari i njohur, Sabit Rrustemi, ka thënë se gara për kryetar të Gjilanit ka përfunduar në momentin e shpalljes së kandidaturës së Lutfi Haziri, duke thënë se me punët e mëdha që i ka bërë në të gjitha resorët, veçanërisht në kulturë, fitorja e tij është e pakontestueshme.