FITORJA

Haziri bartës i listës në LDK- paralajmëron ndryshimin e madh për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lutfi Haziri kandidatë për kryetar të Gjilanit ka bërë publike listën e këshilltarëve nga radhët e LDK-së. Haziri edhe njëherë ka sulmuar Qemajl Mustafën dhe liderin e PDK-së Hashim Thaçin duke thënë se po e mbështet një kandidatë që më 3 nëntor do të shkarkohet nga vota e qytetarëve.

Lutfi Haziri ka bërë publike listën e këshilltarëve të LDK-së prej 38 kandidatëve, derisa vet do të jetë bartës i saj. Haziri në një konferencë për medie tha se ekipi që ai do të udhëheq është i bindur në fitore dhe është i bindur se më 3 nëntor do të ndodhë ndryshimi i madhe i cili do të jetë ndryshim për Gjilanin dhe qytetarët e saj raporton rajonipress.

Haziri tha se në listën e LDK-së ka pasur shumë emra dhe shumë të interesuar për nominime.”Ne kemi marrë parasysh përfaqësimin strukturor, gjinor, rinia dh shoqëria civile. LDK do të ofrojë ofertë serioze kurse në vargun e saj kemi njerëz të dëshmuar e të përkushtuar për shumë vite” tha Haziri.

ARKATANA

Haziri e ka përkujtuar Qemajl Mustafën se nuk guxon të vazhdojë me abuzimin e buxhetit komunal ende pa filluar fushata.”Pushteti komunal nuk guxon të manipulojë me buxhetin e qytetarëve të Gjilanit për nevojat elektorale. Lideri i PDK-së Hashim Thaçi po e mbështet një kandidatë i cili më 3 nëntor do të shkarkohet nga vota e qytetarëve të Gjilanit. Me Qemajl Mustafën si kandidatë Gjilani vetëm do të krijojë borxhe dhe amulli. Nuk do të ketë investime e as buxhet” tha Haziri.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët rreth rivalit të tij Qemajl Mustafa, Haziri tha se nuk ka frikë nga asnjë kandidaturë.”Për mua ato kandidatura janë vetëm pjesë e rivalitetit politikë. Tani ambienti politik është i qartë në Gjilan dhe LDK hynë e sigurt në fitoren e saj të madhe” tha Haziri.

Lista e kandidatëve e kompletuar: Lutfi Haziri, Jakup Bajrami, Valentina Bunjaku, Fatmir Hoxha, Arben Mehmeti, Rina Ahmeti, Zijadin Maliqi, Tefik Maksuti, Florina Jerliu, Xhelal Jetishi, Avdyl Aliu, Saranda Bllaca, Ramiz Ramadani, Jashar Jashari, Shpresa Kurteshi, Rashit Sahiti, Isa Agushi, Jehona Hyseni, Nevzad Rushiti, Ramadan Ajvazi, Shpresa Hajdari, Imet Rrahmani, Selami Toska, Bahrije Veseli, Naim Shaqiri, Vehbi Salihi, Vjollca Matoshi, Visar Smakaj, Hajriz Halimi, Arta Bajrami, Venhar Haziri, Refik Shala, Luljeta Bunjaku, Isak Maliqi, Shemsedin Elezi, Drita Xheladini, Sylejman Hajdari, Jasmin Abdyli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.