Fundamenti

Haziri: Atletja Elda Maliqi po e bënë krenar Gjilanin dhe Kosovën në Norvegji

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të pritjes për bashkatdhetarët, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim atleten Elda Maliqi, e cila është e profilizuar në fushën e gjimnastikës ritmike në Norvegji.

Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje në Gjilan, duke e falënderuar që, siç tha, po e bënë krenar Gjilanin dhe Republikën e Kosovës me sukseset e saj në këtë fushë.

“Elda ka pasur rezultate jashtëzakonisht të mira në këtë sport që është shumë I zhvilluar në Norvegji dhe me një konkurrencë të ashpër. Ajo është gjilanasja më e madhe që jeton atje dhe më e reja me moshë. Me rezultatet e saj, na ka bërë krenar të gjithëve. Besoj shumë që do ta dëgjojmë emrin e saj edhe në aspektin profesional. Besoj shumë që Federata e Atletikës së Kosovës dhe klubet në Gjilan kanë çka të mësojnë nga ajo. I uroj shumë suksese edhe në të ardhmen”, tha Haziri.

ARKATANA

Sportistja Elda Maliqi dhe babai i saj, Arsimi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen, mbështetjen dhe organizimet e shumta për respekt ndaj bashkatdhetarëve.

Përndryshe, Elda Maliqi është në mesin e top dhjetë atleteve më të mira në Norvegji, duke rrëmbyer disa herë medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë, në garat nacionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.