Haziri: As Hoti, as Shala s’kanë shfaqur aspirata, Mustafa do ta vlerësojë vetë nëse do të jetë i nominuar për Kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se vullneti i strukturave të LDK është dhe ka qenë që Isa Mustafa të jetë i nominuar për kryeministër në dy palë zgjedhjet e kaluara.
Për tash ai ka thënë se varet nga vet Mustafa nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës.
“Do të jetë në vlerësimet e tij si kryetar i LDK-së. Do të jetë në vlerësimet finale edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Vullneti i tij do të respektohet nga ana e LDK-së”, ka thënë Haziri.
“Në dy rastet e kaluara në këto 4 vjet ai u ka dhënë përparësi opsioneve të tjera përtej tij. Është njëri nga liderët e vetëm që ka dalë përtej tij. Asnjë parti nuk ka dalë përtej liderit në asnjë rrethanë”, ka thënë Haziri.
Haziri tha se në mbledhjen e sotme të LDK’së nuk është diskutuar asnjë emër për kryeministër.
“Mustafa sot ka dalë mbi emrin e tij duke konsultuar kolegët e tij. Nuk është diskutuar asnjë emër të përveçëm dhe nuk ka qenë çështje në diskutimin e sotëm. Ju garantoj as Avdullah Hoti as Kujtim Shala nuk kanë shprehur aspiratë që e shohin vetëm në krye të Qeverisë që po dizajnohet tash”, ka thënë Haziri në Infomagazinë.
Haziri tha se për momentin nuk mund të japë asnjë emër së kush do të jetë i propozuari i LDK’së për kryeministër.
“Kemi divizion të madh teknokratësh, ekspertë me nam publik në Kosovë dhe regjion – përtej shqiptarëve. Nuk kam ndërmend të japë emra. Nuk është kolegiale sepse jemi në debat të brendshëm. Jam i prirë ta ndajë mendimin me publikun”, ka thesuar Haziri.