Haziri: Arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan
Gjilan – Falë trajnimeve të organizuara nga GIZ, rezultatet po shihen menjëherë në sukseset e fëmijëve në garat lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan ka thënë Lutfi Haziri.
“Organizata shtetërore gjermane GIZ ndau certifikata për mësimdhënësit e klasave 1-5, me fokus kryesisht në lëndën e matematikës dhe lëndëve të fushës së shkencave natyrore, pas një trajnimi, me qëllim të ndryshimit të gjendjes dhe cilësisë në arsim. E falënderoj përfaqësuesen e GIZ-it, zonjën Dagmar Fuchs, për mbështetjen e madhe që i ka dhënë arsimit gjilanas në këtë dhe projekte tjera të rëndësishme. Falë trajnimeve të organizuara nga GIZ, rezultatet po shihen menjëherë në sukseset e fëmijëve në garat lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Arsimi vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan” ka thënë Haziri./rajonipress/


