FITORJA

Haziri: Arsimi prioriteti i parë dhe më i madhi në qeverisjen time

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arsimi është prioriteti më i madh gjatë qeverisjes time në krye të Komunës. Bashkërisht do t’i zgjidhim të gjitha problemet e grumbulluara dhe pastaj do ta realizojmë gjithë programin për arsimin, me të cilin kemi marr besimin e qytetarëve të Gjilanit. Duhet të bëjmë zgjidhje edhe për institucionet parashkollore dhe sektorët e tjerë brenda Komunës. Përkrahja ime do të jetë e vazhdueshme. Do të jem përherë pranë kërkesave tuaja, që secilin problem ta zgjidhim së bashku, ka thënë Lutfi Haziri në një takim që ka pasur me drejtorin e arsimit Nazmi Musa.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Drejtorinë Komunale të Arsimit, ku është pritur nga drejtori i sapoemëruar Nazmi Musa, i cili e ka informuar mbi gjendjen në të cilën është kjo drejtori dhe tri nivelet e shkollimit në Gjilan.

Me këtë rast, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka falënderuar kryetarin për nderin dhe respektin që i është bërë atij me emërimin në këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

GRANDEMALL

“Me gjithë kapacitetin, dijen dhe përvojën që kam, ju garantoj se nuk do të kursehem në asnjë moment dhe do të punoj me energjinë më të madhe të mundshme për të mirën e arsimit në Gjilan. Kemi shumë sfida, ka shumë probleme të trashëguara, por bashkërisht me punëtorët e drejtorisë do të jem përgjegjës dhe do t’ia dalim ti zgjidhim të gjitha këto”, ka thënë ndër të tjerash Musa.

Ndërsa nga ana e tij kryetari Haziri, ka uruar edhe njëherë drejtorin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e tij maksimale si i pari i Komunës.

“Arsimi është prioriteti më i madh gjatë qeverisjes time në krye të Komunës. Bashkërisht do t’i zgjidhim të gjitha problemet e grumbulluara dhe pastaj do ta realizojmë gjithë programin për arsimin, me të cilin kemi marr besimin e qytetarëve të Gjilanit. Duhet të bëjmë zgjidhje edhe për institucionet parashkollore dhe sektorët e tjerë brenda Komunës. Përkrahja ime do të jetë e vazhdueshme. Do të jem përherë pranë kërkesave tuaja, që secilin problem ta zgjidhim së bashku”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.