Fundamenti

Haziri: Arsimi është prioriteti numër një në qeverisjen time

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri pasi ka vizituar Drejtorinë Komunale të Arsimit për t’i uruar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë, së bashku me U.D. të DKA-së Bardhyl Syla pastaj kanë vizituar edhe shkollën fillore në lagjen e II dhe Gjimnazin e Ri, ku i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e këtij gjysmë vjetori, duke ju dëshiruar suksese dhe duke ofruar mbështetjen për arsimin në përgjithësi, që është prioritet i parë.

Haziri, gjatë vizitës në lagjen e II, ka thënë se arsimi është prioriteti i tij i parë dhe për këtë do të angazhohet në maksimum si i pari i Gjilanit. “Arsimi është prioriteti i parë i yni dhe jemi të përkushtuar që çdo gjë që është e mundur për t’u bërë, ta bëjmë nga ana jonë. Do të punojmë bashkërisht për të mirën e shkollës, nxënësve dhe personelit në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ruhan Zymberi drejtor i shkollës fillore në lagjen II, ka falënderuar kryetarin për përzgjedhjen e shkollës të cilën ai e menaxhon, duke e informuar atë se shkolla funksionon mirë si nga ana e stafit, poashtu edhe nga ana e përkushtimit të nxënësve.

Edhe në Gjimnazin e Ri, kryetari Haziri, ka thënë se ka zgjedhur këtë shkollë për t’u uruar të gjithë mësimdhënësve në këtë shkollë por edhe të tjerëve nëpër shkollat e Gjilanit fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. “Jam këtu t’u uroj të gjithëve këtë fillim. Arsimi është një sektor shumë i madh, por përkrahjen time do ta keni të vazhdueshme për të ecur përpara dhe bashkërisht do t’ia dalim mbanë”, ka thënë ai ndër të tjerash, duke u interesuar për funksionimin në përgjithësi të kësaj shkolle.

GRANDEMALL

Drejtori i Gjimnazit, Sami Hoxha, e ka uruar kryetarin për detyrën e re dhe e ka falënderuar njëkohësisht atë për vizitën.

Ai e ka informuar edhe për sa i përket kushteve në të cilat punon kjo shkollë, sfidat dhe projektet për të ardhmen që do të zhvillohen në këtë shkollë e që janë në vazhdën e finalizimit të këtij projekti.

Ndryshe në shkollat e Komunës së Gjilanit, mësimi ka filluar me kohë dhe sipas orarit të përcaktuar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.