Fundamenti

Haziri apelon të gjitha ata që kanë pasur kontakte me të infektuarit e Topanicës, t’i lajmërojnë organet dhe të vetizolohen

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës Operative Emergjente, në të cilin u theksuar se nuk ka asnjë rast të dyshuar me Covid-19, derisa pesë familje janë në vetizolim.

“Apelojmë për vetëpërmbajtje, të qëndroni në shtëpi, të mos dilni asnjëherë pa arsye dhe pa nevojë të fortë sepse po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri, teksa ka kërkuar nga qytetarët që kanë pasur kontakte me të infektuarit në Topanicë, t’i lajmërojnë organet.

“Shpërthimi i vatrës së re në Topanicë të Kamenicës, e cila është në distancë shumë të afërt me komunën tonë, tregon qartë se sa të pasigurtë mund të jemi. I lus të gjitha ata që kanë pasur kontakte me të infektuarit e familjes Morina të Kamenicës, t’i lajmërojnë organet dhe të vetizolohen, për ta parandaluar përhapjen”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Ai ka falënderuar institucionet shëndetësore, policinë dhe emergjencat civile për punën e madhe që e kanë bërë në këto 24 orët e fundit, derisa ka konfirmuar se janë në bashkëpinim të mirë me 11 kryetarët komunave të sektorit të lindjes, për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.

Haziri ka njoftuar se po vazhdojnë t’i mbështesin familjet me gjendje të rëndë sociale, përmes pakove ushqimore e higjienike.

Mesazhe të kujdesit kundër coronavirusit kanë ka dhënë edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, drejtori klinik i Spitalit Regjional, Ukshin Ismaili dhe drejtori i QKMF’së në Gjilan, Fejzulla Berisha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.