Eko Higjiena

Haziri apelon qytetarët që ta shfrytëzojnë afatin e mbetur për legalizim të ndërtimeve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është mbajtur sot mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, në të cilën temë qendrore ka qenë procesi i legalizimit të objekteve pa leje.

Lutfi Haziri ka thënë se është i kënaqur deri tani me procesin e legalizimit në Komunën e Gjilanit, i cili deri tash arrin në 3600 aplikues, derisa ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë edhe afatin e mbetur që deri më 5 shkurt të aplikojnë në këtë proces.

Hidromorava

Poashtu, në këtë takim me Bodin e drejtorëve, Haziri ka apeluar familjarët e bashkatdhetarëve që të aplikojnë në emër të tyre, sepse iu lejohet një gjë ë tillë, duke shtuar se i tërë stafi i Drejtorisë së Urbanizmit është në dispozicion të qytetarëve të Gjilanit për t’i ndihmuar në aplikim për legalizimin e ndërtimeve.

Ndryshe, Ligji për legalizim ka hyrë në fuqi më 5 shkurt 2014, ndërsa 10 marsi i këtij viti është data e publikimit të Regjistrit Shtetëror të Ndërtimeve pa leje, ku aplikuesit duhet të verifikojnë nëse ndërtimi i tyre është regjistruar, dhe për ndonjë gabim ose lëshim eventual./rajonipress/