Uji Dea

Haziri apelon: Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin e emergjencave për preventimin e përhapjes së Covid-19, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit, në Komunën e Gjilanit.

Lutfi Haziri, ka thënë se ekipet komunale dhe ato regjionale po i vizitojnë në vazhdimësi të prekurit, duke shtuar se gjendja e të prekurve është e mirë.

“31 familje i kemi në vetizolim, ndërsa një rast në Klinikën Infektive, I cili ka ardhur nga Suedia. Ndërkaq, mbrëmë jemi njoftuar që një qytetar i yni i kthyer nga SHBA, ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Haziri, pas takimit, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

UBT

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë kohën e daljes, dy herë nga 120 minuta, por që kjo të bëhet me masa mbrojtëse.

“Mos jep e as mos merr shërbim pa dorëza e maska. Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje. Është e vërtetë se kjo situatë na ka lodhur të gjithëve, por nuk kemi alternativë tjetër, por kujdesit të shtuar”, ka porositur Haziri.

Ndërkohë, Haziri ka njoftuar se po vazhdojnë t’i mbështesin rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, me pako ushqimore e higjienike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.