Haziri apel qytetarëve: Shfrytëzojeni racionalisht ujin

Gjilan- Lutfi Haziri ka apeluar që urgjentisht nga sot qytetarët ta shfrytëzojnë racionalist ujin e pijshëm, për shkak të gjendjes jo të mirë të furnizimit me ujë.
“Unë apeloj që qytetarët të harxhojnë ujin në mënyrë racionale, sepse gjendja në pendën e Përlepnicës është shumë e vështirë. Nga sot do të lëshohet urdhëresa për shfrytëzimin e ujit për nevoja sekondare si autolarjet dhe tipet e tilla që zhvillohen deri në keqpërdorim” tha Haziri.
Haziri tha se ne duhet të kursejmë maksimalisht në mënyrë që uji si burim jetësor të mos jetë mungesë për qytetarët e Gjilanit. “Hidromorava si kompani regjionale duhet me udhëheq këtë politik dhe duhet të merret edhe më shumë me këtë problem. Ne nga ana e Komunës jemi vazhdimisht në takime atje si në takime pune dhe në gjetjen e mënyrave për tejkalim të gjendjes kur të reshurat po mungojnë”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/