Fundamenti

Haziri apel deputetëve: Votojeni ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të gjithë deputetëve pa dallime politike, iu bëj apel që ta votojnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin. Është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cernica, Livoq i Poshtëm dhe Livoqi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat ka shkruar Lutfi Haziri.

Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri.
BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës.

ARKATANA

Jam falënderues ndaj ish-Kryeministrit Haradinaj dhe ish-ministrit Hamzaj për përmbylljen procesin të grantit për Gjilanin. Jam falënderues, po ashtu, edhe për ish-ministrat, Bislimi, Abdixhiku e Hajdari, të cilët konfirmuan interesimin për të mbështetur Gjilanin.

Koha me e dëshmu me votë nesër, në Kuvendin e Republikës.
Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, nesër. Do te jemi falënderues përjetë.
Ata që votojnë kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë.
Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për #Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë.
Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave ka shkruar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.