Uji Dea

Haziri, anëtar nderi i Rotary Klubit “Gjilani”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur në një takim pune menaxhmentin e Klubit Rotaryan “Gjilani”, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

Me këtë rast, kryetari i këtij klubi, Muhamet Halili e ka informuar kryetarin Haziri me realizimin e projekteve që i kanë për realizim në këtë fillim vit, si në shkollën e Bresalcit për rregullim të ujësjellësit dhe kanalizimit, por edhe projekte të tjera në shërbim të qytetarëve.

“Këtë vit do të nisim me projektin e parë për shkollën e fshatit Bresalc për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe krahas këtij edhe rregullimin e kanalizimit të shkollës. Sot kam marrë informacionin ende jozyrtar nga niveli qendror, për ta sjellë në Gjilan një auto – ambulancë, kërkesë kjo që është aprovuar dhe së shpejti do ta sjellim për Drejtorinë e Shëndetësisë. Gjithashtu ne mund të pajisim edhe me ndonjë kabinet të informatikës në shkollat të cilat kanë më shumë nevojë”, ka thënë Halili, duke precizuar edhe disa projekte të cilat janë realizuar më parë.

ARKATANA

Ndërsa kryetari Haziri, ka ofruar bashkëpunimin nga ana e Komunës, për projektet në vijim.

“Nga ana e Komunës do ta keni mbështetjen që janë në përgjithësi në shërbim të qytetarëve të Komunës sonë. Ne edhe në ditët në vijim do të takohemi për të shikuar mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta. Bashkëfinancimi 50 – 50% është një kontribut për të mirën e qytetarëve tanë. Kemi shumë shkolla që kanë shumë nevojë për kabinete të informatikës”, ka thënë nder të tjerash Haziri duke e pranuar edhe ftesën që ai të jetë anëtar nderi i klubit Rotary “Gjilan”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.