UBT

Haziri: Amerikanët e kanë ruajtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë me trupat e tyre

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëkoordinim me organizatën “Agro-Eko” ka organizuar sot “Ditën e Kulturës së SHBA-ve” në të cilën ka marrë pjesë kreu i Komunës, Lutfi Haziri, përfaqësues nga jeta institucionale e kulturore.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo po bëhet në shenj falënderimi për ndihmën e madhe që SHBA-të kanë dhënë për vendin tonë, sikurse edhe për bashkatdhetarët tanë.
“Sot po shënojmë Ditën Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit për mërgimtarët. Në kuadër të kësaj jave, ne do të shënojmë të gjitha aktivitetet që lidhen me kulturën e shteteve mike. E filluam me Japoninë, njëra nga shtetet që e ka pranuar shpejt Pavarësinë e Kosovës dhe e cila është njëra nga donatorët më të mëdhenjë në Kosovë. Ky është viti i parë dhe natyrisht që do të vazhdojmë ta pasurojmë programin e aktiviteteve dhe i përkushtohet bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Amerikë, atyre që kanë bërë shumë për Kosovën dhe për Gjilanin në veçanti. Ju lus që ky solidaritet i yni të pranohet vetëm si falënderim për njerëzit që nuk e kanë harruar asnjëherë Gjilanin”, ka deklaruar Haziri.

Eco Higjiena

Ai tha se Kosova dhe Gjilani e ka listën jashtëzakonisht të madhe dhe se nuk duhet harruar asnjë nga shtetet mike.
“Ne jemi të njohur me hartën gjeo-politike nsi sektor amerikan në Kosovë me bazën më të madhe ushtarake jashtë Amerikës çfarë ka qenë ”Bonsteel” dhe kampi “Monteeth”, të cilët kanë ruajtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë me trupat e tyre. Duhet ta theksojmë se Kosova e ka listën e miqve jashtëzakonisht të madhe dhe nuk mund ta harrojmë askënd”, tha ai.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit shënon nesër “Ditën Kulturore të Gjermanisë”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.