UBT

Haziri: Albin Kurti nuk është i gatshëm për të negociuar, vetëm bisedon për dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Albin Kurti nuk po negocion, por thjesht po bisedon në takimet e tij në Bruksel mbi dialogun Kosovë-Serbi, tha për Euronews Albania Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së.“Po i mbahet qëndrimit të shprehur në Prishtinë që takon, bisedon por nuk është i gatshëm ende për të negociuar dhe takimi sot e konfirmoi”, u shpreh Haziri.

Haziri tha se dialogu duhet të vihet në vijë dhe se deri tani palët nuk po diskutojnë për substancën dhe përmbajtjen e dialogut, por kanë ngecur ende te formati i tij.“Ka biseda lidhur me formatin dhe agjendën për dialog, për jo substancë”, tha Kryetari i Gjilanit.

Mobi Casa

Ai shtoi se “palët janë ende në nivele populiste, sesa duke u marrë me substancën e problemit”.Albin Kurti sot ka dalë me një dokument me gjashtë pika, për të cilin z. Haziri tha se është përtej agjendës së pritur në Kosovë dhe te ky dokument kërkohet që Serbia të përballet me të kaluarën e saj, në mënyrë që të ndërtohet procesi për të ardhmen.

Por, për nënkryetarin e LDK-së, nëse vazhdohet të diskutohet në këtë frymë në Bruksel, atëherë po shkohet në një drejtim që nuk ka fund.Gjithsesi, për Lufti Hazirin takimi i sotëm Kurti-Vuçiq ka prodhuar marrëveshje që të fillohet të punohet për dialog më tej, mirëpo ai shtoi se “duket se palët janë marrë vesh për të mos u marrë vesh.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.