Haziri: Alarm për Ministrinë e Financave – shpëtojeni Gjilanin nga falimentimi

Gjilan – Kreu i LDK-së Lutfi Haziri në një konferencë për medie të shtunën ka akuzuar sërish Qemajl Mustafën për premtimet e shumta dhe të parealizuara gjatë mandatit të tij. Haziri tha se aktualisht Gjilani ndodhet në një situatë alarmante financiare dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave dhe të Gjykatës për të parandaluar falimentimin total financiar.
Lutfi Haziri edhe këtë të shtunë është marrë me projektet e siç tha ia të premtuara, por parealizuara të Qemajl Mustafës dhe me borxhet e Komunës së Gjilanit që sipas tij arrijnë ë 7 milion euro raporton rajonipress.
Haziri tha se nëse nuk ndërhynë Ministria e Financave dhe Gjykatat atëherë Komuna e Gjilanit mund të shpallet si komunë e falimentuar.”Unë mendoj se Gjilani ndodhet në një situatë alarmuese dhe duhet një ndërhyrje urgjente e MEF për ta shpëtuar nga falimentimi total financiar” tha Haziri.
Haziri tha se kjo kërkesë nuk është dëshirë e tij, por është alarm për ta shmangur Gjilanin për të mos falimentuar. Haziri tha se keqpërdorimi i buxhetit komunal po vazhdon ende dhe realisht ka projekte e fatura të grumbulluara, por mungojnë punët e kryera.
Haziri përmes një pasqyre tabelare ka dhënë si dëshmi të gjitha projektet e premtuara nga ana e Qemajl Mustafës dhe ka specifikuar shumicën e tyre që nuk janë përfunduar.
Sipas tij shqetësues mbeten projektet tek tregu i gjelbër, Mirusha, Stanishorka, investimet e pakta në bujqësi, Fidanishtja, mungesa e investimeve në arsim, turizmi i vetmuar dhe i pa përkrahur, ndërtimi i parkut industrial, mungesa e investimeve në kabinete në arsim, ndërtimi i objektit të ri të administratës i cili as që ka filluar, stopimi i bibliotekës së re, ngecjet në parkun Arbëria, trafiku urban i çrregulluar et.
Haziri nga kjo konferencë i ka bërë apel Hashim Thaçit që mos t`i shantazhojë arsimtarët kurse nga Qemajl Mustafa ka kërkuar që arsimtarët e LDK-së mos t`i pengojë dhe mos t`i politizojë./rajonipress/