UBT

Haziri: Agonia dhe pashpresa për Gjilanin po vazhdojnë, mungon kujdesi lokal dhe qendror

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Është e pa kuptueshme që projektet madhore investive të lihen në vitin e fundit të mandatit qeverisës. Nga vet natyra këto projekte kërkojnë kohë për tu implementuar, madje edhe mund të zgjasin më tepër se mandati i një qeverie lokale thotë Sokol Haziri.

Haziri nga GPVGJ thotë se partitë serioze politike, fitojnë zgjedhjet mbi bazën e projekteve të prezantuara dhe mbase që nga ditët e para fillojnë me implementimin e tyre.

“Në Gjilan nuk e di a ishte kështu, por tash nuk shoh asnjë arsye serioze për një prolongim të këtillë. Pushteti lokal është në Unison partiak me Qeverinë qendrore, nuk kishte ankesa nga ta, për mungese fondesh apo bllokim të tyre nga qeveria qendrore dhe realisht nuk kemi dëgjuar për ndonjë pengesë tjetër. Në të njëjtën kohë jemi dëshmitar të ngecjeve dhe sterzgjatjes të disa projekteve ekzistuese (Rrugët dalëse të qytetit, Stadiumi i qytetit e ca të tjera)” tha Haziri.

FIDANISHTJA

“Ne do të donim që krahas këtyre të implementohej secili projekt i prezantuar e që do prezantohet. Por është naivitet i llojit të vet të besosh e shpresosh se me ketë kapacitet qeverisës do të ndodh diçka e tillë ( mbase edhe me asnjë Kapacitet të ndonjë pushteti tjetër), pikërisht për shkak të faktorit kohë. Pra agonia dhe pashpresa vazhdojnë e mjerisht “Zorra Qorre” mbetet e tillë, poashtu mungesa e kujdesit nga dy nivelet qeverisëse mjaft e dukshme” shton Haziri.

Sipas Hazirit e tëra kjo eufori e prezantimit të projekteve madhore në këtë kohë (mbase e porositur) është fare e ngjashme me “asfaltimin e rrugicave në natën e parazgjedhjeve” që kishin ndodhur në qeverisjet e kaluara. Dhe të nesërmen kishte “folur” populli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.