United Hospital

Haziri: Agim Rashiti me gjakun e tij ka njomur kërkesën politike për liri dhe pavarësi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në 26 vjetorin e rënies në demonstratat e vitit 1989 në Gjilan, është përkujtuar sot dëshmori i kombit, Agim Rashiti. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë ka vënë sot kurora lulesh para bustit të dëshmorit të kombit, në vendin e rënies.

Kryetari Haziri ka thënë Agim Rashiti ra dëshmorë në kohën e lëvizjeve të mëdha politike për të drejta politike nacionale në vitet 89-90.

ARKATANA

“Agim Rashiti në moshën e vet të rinisë u bë hero në kohën e lëvizjeve të mëdha politike për të drejta politike nacionale në vitet 89-90 dhe me gjakun e tij ka njomur kërkesën politike për liri dhe për pavarësi. 26 vjet më herë nuk ka mundur të jetë ndryshe pos ecja e njëjtë në thirrjen e baballarëve tanë dhe kryengritësve tanë, të cilët kanë qenë krenaria jonë. Derdhja e gjakut të Agimit me shokë ka qenë sakrificë e njëjtë në rrugën që e kemi nisur dhe rrugën që duhet të vazhdojmë bashkërisht. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, tha kryetari Haziri.

Në emër të familjes ka folur asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Nevzad Rushiti, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri, bashkëpunëtorët dhe të gjithë të pranishmit për respektin e treguar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.