RCCOLA

Haziri: 34 vjet me LDK-në, familjen e madhe politike që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Viti është mbajtur takimi madhështor i Degëve të LDK-së në Anamoravë. Të pranishmëve u është drejtuar kryetari i Degës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri. Jam i lumtur që në këtë tubim masiv e në këtë solemnitet, t’ju them se me qeverisjen e Vitisë ndihemi krenarë të gjithë, pa dallim ka thënë Haziri.

LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat. Roli i LDK-së për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në Ballkan është i jashtëzakonshëm.

Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.

Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës. Urime 34-vjetori i LDK-së!


Sot, në manifestimin e madh politik të Anamoravës, në Viti, demaskuam mashtrimet e manipulimet frapante të kryeministrit ose, më mirë të themi, administratorit të Kosovës sot.

Jam i lumtur që në këtë tubim masiv e në këtë solemnitet, t’ju them se me qeverisjen e Vitisë ndihemi krenarë të gjithë, pa dallim.

Ndihet krenar edhe kryeministri i Republikës, ai i cili vjen këtu e mundohet t’i përvetësojë rezultatet e qeverive të kaluara.

Përvetësimi i investimit të Parkut Industrial këtu ishte tentim i mjerë prej mashtruesi, me një lehtësi të padurueshme.

Për ta kuptuar deri ku shkon shkalla e mashtrimit të tij, me keqardhje të thellë, më duhet ta them para jush se Kurti ka manipuluar në mënyrën më të ulët edhe me ndjenjat e besimtarëve myslimanë.

Besimtarët ia dhanë besimin e plotë hiç më pak se një ateisti, sepse i mashtroi me lehtësi të padurueshme teksa ndalej kinse për ta respektuar ezanin.

Kurti ka luajtur me ndjenja të besimtarëve, të namazlive, të njerëzve të xhamive, ka luajtur me ndjenjat e haxhive, e kjo është pafytyrësia më e madhe që mund ta bëjë një politikan. Jam i sigurtë që këtë mashtrim s’kanë me ia fal.

Kurti, përveç tjerash, Kosovën e ka sjell në depresion të thellë ekonomik e politik.

Hidromorava

Kosova sot është më e pa sigurtë, më e pa shpresë.

Kosova sot është e izoluar.

Kosova sot është nën sanksione nga bota perëndimore që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

Kosovën duan ta bëjnë vend të pa jetueshëm. Duan ta bëjnë vend të shkretë.

Në këtë qeveri, për tri vjet, kanë shpërthyer skandalet e papara korruptive e nepotizmi në punësim. Dominon paaftësia, mungesa e ekipit e e përvojës. Po ashtu, me metoda të vjetra të frikësimit e shantazhit, kjo qeveri po tenton t’i disiplinojë punonjësit e shtetit dhe kjo është tepër e rrezikshme.

Edhe më i rrezikshëm është fakti se Kurti erdhi në pushtet me metoda të gjakimit për pushtet absolut dhe Kosovën e solli afër vëllavrasjes, përmes metodave të përçmimit, poshtërimit djallëzor e keqinterpretimit të realiteteve.

A i keni parë deklaratat e eksponentëve të Qeverisë Kurti se si e kontestojnë shtetin, e shohin si projekt të përkohshëm.

Po duan ta zhbëjnë Republikën, për të cilën u sakrifikuan mijëra gra e burra, më të mirë të kombit.

Këtë Kosovë të sotme, këtë Republikë e ka projektuar deri në detaje Presidenti tashmë i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova sepse ai ishte një hap para krejtve. Ai e realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve.

Rugovistët e demokratët e dinë mirë se ideologët e majtë janë të përkohshëm, por kjo Republikë, që e projektoi e themeloi Rugova, është e PËRJETSHME!

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Vitinë!, tha kryetari z. Haziri.

Zyra për Marrëdhenie me Publikun e LDK-së në Gjilan