ARKATANA

Haziri: 14 shkurti ishte shuplakë e fortë politike për LDK-në, zgjedhjet e brendshme i dhanë oksigjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i këtij subjekti politik, ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit ishin një, siç e quan ai, “një shuplakë e fortë politike”.

Sipas tij, reformimi i strukturave të LDK’së nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme e riktheu këtë subjekt politik. Haziri këto deklarata i dha në emisionin ‘Pressing’ në T7.

“Çështja e Kuvendit të brendshëm na dha oksigjen. Pa kuvend të jashtëzakonshëm dhe pa lëvizje të para, këto kanë qenë vetëm një tregus se ka me vazhdu procesi pas zgjedhjeve. Opsioni ka qenë i vetmi ky. Neve na ka ndihmu jashtëzakonisht shumë. Jemi duke dalë gati se partia e parë me numër të votave. Krahasimet jo vetëm me 14 shkurt, por janë jashtëzakonisht të mençme nëse i sheh numrat. Ka qenë një shuplakë të madhe politike, largim masiv i votuesve”, ka deklaruar ai.

“Kësaj here ka ndodh një demonstrim me votë ndaj rivalëve politik. Ky rikthim dhe ky ri-organizim politik na kanë krijuar mundësinë të flasim për një rikthim të jashtëzakonshëm të LDK’së”, ka shtuar tutje Haziri.

Uji Dea

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se subjekti që ky përfaqëson është e para në Gjilan dhe se është shprehur i bindur se do ta fitojë këtë komunë në balotazh.

Megjithatë, ky ka pasur akuza për partinë rivale në balotazh.

“Gara në Gjilan është duke u bërë mes meje si kandidat i LDK’së dhe një grupi të madh të emrave të tjerë të Vetëvendosjes që kanë zbarkuar në Gjilan, edhe në Anamoravë, jo vetëm në Gjilan. Është e drejtë e tyre legjitime me kontaktu grupe e njerëz dhe me bo oferta”, tha Haziri. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.