FIDANISHTJA

Hazir Ahmeti: AKR është fuqizuar maksimalisht në Artanë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hazir Ahmeti kandidat për këshilltar komunal nga radhët e AKR-së thotë se synimi kryesor i tij është që Artana dhe fshatrat shqiptare të jenë përfitues të investimeve dhe buxhetit qendror. Do të jem lobues dhe senzibilizues i shumë problemeve sepse Artana është vend atraktiv për turizëm e Stanishori është fshat që mund të zhvillohet në shumë sfera.

Hazir Ahmeti thotë se ka hyrë në AKR sepse aty ka gjetur hapësirë dhe mundësi më të mëdha për të debatuar dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve. “Nuk kam hyrë në politikë për të përfituar personalisht, por kam hyrë sepse dua ta zhvillojë Artanën, dua të zhvillojë fshatrat shqiptare e lëna pasdore. Jam i interesuar që buxheti qendror të vijë edhe në Artanë” tha Ahmeti.

Mobi Casa

Hazir Ahmeti thotë se AKR është rritur fuqishëm në Artanë.”Qytetarët e kanë kuptuar se AKR është parti që mendon për qytetarin, për zhvillimin ekonomik të vendit. AKR ka kuadro shumë të dëshmuara dhe jam i sigurt se kandidati ynë Ramush Mehmeti do ua prishë matematikën të tjerëve. AKR kësaj radhe është parti që do të vendos për shumë probleme” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se synimet e tij bazohen edhe në premtimet e liderit të AKR-së Behgjet Pacolli i cili e njeh çdo pëllëmbë të Artanës. “I vetmi lider që kur vije në Artanë i thotë me emra fshatrat shqiptare. Pse mos t`i besojmë këtij njeriu që vetëm ka dhënë për Kosovën” u shpreh Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.