Fundamenti

Haxhiu: VV s’përkrah qeveri teknike, do të ketë Qeveri Kurti III

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit, u pyet sot nga gazetarët për deklaratat e shpeshta të partisë së saj se i kanë numrat për qeverinë dhe se në fund s’doli ashtu.

“A do t’i kërkoni falje që keni gënjyer?”, ishte pyetja e një gazetari.

Haxhiu tha se Qeveri Kurti III do të ketë, por se “përkohësisht” s’ka.

Uji Dea

“Mendoj që qytetarët e Kosovës, sikurse ju, e keni parë që Qeveria Kurti s’është votuar. Por, nuk është votuar vetëm përkohësisht sepse ajo do të bëhet. Natyrisht që do të ketë Qeveri Kurti III”.

Ndërkaq, e pyetur nëse Vetëvendosje përkrah një qeveri teknike, Haxhiu mohoi se partia e saj do të bëjë këtë.

“Nuk e përkrahim një qeveri teknike. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur, qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin, pra si personin më të votuar në Republikën e Kosovës. Lëvizjes Vetëvendosje i kanë dhënë mbështetje maksimale, ne jemi falënderues për këtë, prandaj në qoftë se nuk do të ketë numra, natyrisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhjeve të jashtëzakonshme ndonëse ju e dini që ne s’e kemi dëshiruar këtë, por rrethanat politike na imponojnë”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.