ARKATANA

Haxhiu thotë se qytetarët do të mund të tërheqin paratë nga Trusti: Janë siguruar votat në Kuvend

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se janë siguruar votat e deputetëve që ligji që ua lejon qytetarëve tërheqjen deri në 30% të parave nga Trusti Pensional të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Hahiu tha se ka biseduar me shumicën e deputetëve dhe ka thënë se ata janë të pajtimit që ky propozim të kalojë.

“Votat për Trustin janë. Ai do të kalojë në Kuvend. Po e them. Jam më i bindur se kur kam filluar këtë iniciativë. Kam takuar e kam biseduar pothuajse me gjithë shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe jemi të vetëdijshëm që është kërkesë e qytetarëve në këtë krizë”, tha ai.

Tutje ai tha se ka presion në deputetët e shumicës që mos ta votojnë këtë ligj.

FIDANISHTJA

“Ka presione në deputetët e mazhorancës që mos ta votojnë prej qeverisë. Por ka deputetë, sot e kemi parë Duda Balje, që do ta votojnë. Votat për Trustin janë dhe ai do të kalojë në Kuvend”, shtoi ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize. Ndërkohë edhe nga Lidhja Demokratike të Kosovës janë deklaruar pro kësaj iniciative.

Seanca e Kuvendit për propozimin e tërheqjes së parave nga Trusti do të mbahet më 25 maj. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.