Eko Higjiena

Haxhiu: Pse Komuna e Vitisë nuk e sjell në kuvend vendimin për pushim të dielën?!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Çështja e pushimit të bizneseve të dielën, është rregulluar me vendime të kuvendeve komunale në shumë komuna të Kosovës, dhe një propozim të tillë e kam bërë para disa muajsh edhe në kuvendin komunal të Vitisë, me qëllim që të krijohej një ditë pushimi e nevojshme si për bizneset ashtu edhe për punëtorët e këtyre bizneseve ka thënë Taulant Haxhiu asamblist nga Vitia nga radhët e PDK-së.

“Përkundër takimit me biznese dhe përkrahjes të mbi 95 përqind të tyre propozimit tim për të vendosur të dielën ditë pushimi, qeverisja e Sokol Halitit ende nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi të kërkuar tashmë nga pjesa dërmuese e bizneseve dhe punëtorëve. Neglizhimi i kryetarit të komunës, Sokol Halitit të kësaj çështjeje tregon se pushteti komunal nuk është i interesuar të vendos rend dhe rregull në funksionimin e bizneseve komunale dhe të ofroj të dielën ditë pushimi për punëtorët e komunës së Vitisë, ajo me faktin se e ka humbur mundësinë e kapitalizimit të kësaj nisme për marketing të sajin politik, ka vendosur të neglizhoj dhe shtyej këtë propozim në komitetin për politikë e financa dhe kuvend komunal” ka shkruar Haxhiu.

Mobi Casa

Haxhiu ka kërkuar që sa ma më parë të procedohet propozimi i bërë nga ai dhe kjo çështje të rregullohet ashtu siç e meritojnë qytetarët vitias dhe siç është rregulluar tashmë në shumë komuna të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.