Haxhiu: Në PDK e Vitisë prurjet e reja janë shumëfishë më të mëdha se sa shkuarjet

Gjilan – Duke komentuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish kreut të Vitisë Nexhmedin Arifit, Sadik Haxhiu tha për rajonipress se jo vetëm ai, por e tërë anëtarësia e PDK-së dhe qytetarët e Vitisë konsiderojmë se organet gjyqësore do të vendosin në mënyrë meritore dhe besojmë fuqishëm se do ta shpallin krejtësisht të pafajshëm, pasi që ai gjatë gjithë dy mandateve si kryetar komune ka bërë përpjekje maksimale në të mirë të komunës së Vitisë dhe qytetarëve të saj.
Sadik Haxhiu kryetar i degës së PDK-së në Viti për rajonipress thotë se tashmë janë në fazën përfundimtare të konsolidimit të degës në Viti dhe po përgatiten fuqishëm që të garojnë shumë suksesshëm në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në qershor.
Haxhiu tha se si kryesi e degës po punojmë të bashkuar dhe në mënyrë të pandërprerë. “Në përbërjen e kryesisë së degës kemi të gjitha profilet cilësore, kombëtare e profesionale ndërsa në mesin e tyre kemi katër profesor universitarë. Përmes prurjeve të reja kemi konsoliduar degën e Gruas Demokratike dhe në mënyrë të posaçme, kemi fuqizuar degën e Rinisë Demokratike ku në përbërjen e saj janë ardhur kuadro të reja profesionale të profileve nga më të ndryshmet. Shumica e tyre janë me përgatitje universitare e pasuniversitare. Ne vazhdimisht po mbajmë kontaktet me nëndegët tona nëpër terren, duke pritur etshëm shpalljen e zgjedhjeve parlamentare” tha Haxhiu.
Haxhiun nuk e shqetësojnë ikjet individuale nga PDK tek NISMA. “Sa i përket largimit të disa individëve nga dega jonë dhe daljes së tyre në Iniciativën qytetare NISMA, ne aspak nuk jemi të brengosur, sepse prurjet në degën e PDK-së në Viti janë shumëfish më të mëdha se sa shkuarjet” tha Haxhiu.
Ndërsa duke komentuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish kreut të Vitisë Nexhmedin Arifit, Haxhiu tha se jo vetëm ai, por e tërë anëtarësia e PDK-së dhe qytetarët e Vitisë konsiderojmë se organet gjyqësore do të vendosin në mënyrë meritore dhe besojmë fuqishëm se do ta shpallin krejtësisht të pafajshëm, pasi që ai gjatë gjithë dy mandateve si kryetar komune ka bërë përpjekje maksimale në të mirë të komunës së Vitisë dhe qytetarëve të saj tha Haxhiu. /rajonipress/