Haxhiu merr mbështetje nga të gjitha shtresat në Viti

Viti – Të bindur në vlerat njerëzore, kombëtare, profesionale dhe intelektuale të kandidatit të PDK-së Sadik Haxhiu, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të komunës së Vitisë, Anamoravës, por edhe më gjerë, që ta votojnë kandidatin tonë, duke vlerësuar se ai është dukshëm më meritori dhe në përgjithësi më i mirë se të tjerët thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti.
Kryesia e Degës së PDK-së në Viti, nën udhëheqjen e kryetarit, Sadik Haxhiu, në mbledhjen e mbajtur me kryetarët e nëndegëve ka shqyrtuar fazën momentale të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014.
Kryesia ka konstatuar se riorganizimi i Degës së PDK-së, në Viti, Rinisë Demokratike, Forumit të Gruas Demokratike si dhe të gjitha strukturave të nëndegëve, ka qenë i suksesshëm, sistematik dhe gjithëpërfshirës.
Dega e PDK-së në Viti, edhe pse në listën e kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës përfaqësohet me vetëm një kandidat – Sadik Haxhiun, vlerëson dhe beson se ai do të arrijë të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur në atë post, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, pa përjashtim thuhet në njoftimin e PDK-së në Viti.
Të bindur në vlerat njerëzore, kombëtare, profesionale dhe intelektuale të kandidatit të PDK-së Sadik Haxhiu, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të komunës së Vitisë, Anamoravës , por edhe më gjerë, që ta votojnë kandidatin tonë, duke vlerësuar se ai është dukshëm më meritori dhe në përgjithësi më i mirë se të tjerët.
Hapja e debatit të brendshëm, transparenca dhe llogaridhënia, janë disa nga parimet mbi të cilat po punon dhe do të punojë edhe në të ardhmen Kryesia e Re e Degës së PDK-së, në Viti, parime këto të cilat fuqishëm po mbështeten çdo ditë e më shumë nga shumica e qytetarëve të komunës sonë, fakt ky që na bënë të besojmë se në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 do të dalim si subjekt politik fitues thuhet në njoftimin e degës së PDK-së, në Viti të nënshkruar nga Selman Ymeri, sektori për Informim./rajonipress/