Hidromorava

Haxhiu: Kushtetuesja me çdo kusht dëshiron ta mbajë në pushtet Hashim Thaçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje e quan të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i jep të drejtën vetëm PDK’së për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Albulena Haxhiu, thotë se Gjykata Kushtetuese me çdo kusht po tenton ta mbajë në pushtet liderin e PDK’së Hashim Thaçi.

“Në bazë të vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese, pra Gjykata Kushtetuese ka thënë që vetëm PDK’ja e ka të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, pra e lidh grupin parlamentar me numrin më të madh të votave, pra në zgjedhjet e 8 qershorit. Sipas kësaj, është lënë një hapësirë në pikën 126 dhe 127 ku thuhet që nëse nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit nuk do të thotë se duhet shkuar në zgjedhje dhe që mbetet në vullnetin e deputetëve në bazë të marrëveshjes që ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit”, tha Haxhiu për RTV21.

ARKATANA

Sipas saj, PDK nuk do të mund të zgjedh kryeparlamentarin, pasi nuk i ka numrat.

“PDK nuk i ka votat për ta zgjedhur kryeparlamentarin, pavarësisht që Gjykata Kushtetuese me çdo kusht po dëshiron që ta mbaj në pushtet Hashim Thaçin. Është evidente që nuk i ka numrat për ta bërë pasi duhen 61 deputetë të votojnë për atë, nuk i ka pra, nuk i ka të siguruara as minoritetet e lërë më të subjekteve tjera megjithëse po bëhen deklarata ose propaganda të tilla që kinse ka blerë deputetë e gjëra të tilla. Unë uroj, që mos t’ketë ndodhur kështu. Përfundimisht nuk do të zgjidhet kryetari i Kuvendit nga PDK’ja”, tha Haxhiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.