Hidromorava

Haxhiu, Jahjagës: Presidente e shkele Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim cështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Në vazhdim e gjeni të plotë postimin e saj në Facebook.

Parashtrimi i kerkeses prane Gjykates Kushtetuese nga ana e Presidentes eshte ne kundershtim te plote me Nenin 113 par. 3 piken (1) te Kushtetutes se Kosoves dhe Nenin 31 dhe 32 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese.

Ne vijim shihni se çfare thuhet ne keto nene:
Kushtetuta e Republikes se Kosoves

Mobi Casa

Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]
3.Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim:
(1)konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të
Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës;
Ligji per Gjykaten Kushtetuese

Neni 31
Saktësimi i kërkesës
Kërkesa e ngritur sipas nenit 113, paragrafi 3 (1) të Kushtetutës parashtrohet nga cilado palë e autorizuar në konflikt ose nga cila do palë e autorizuar dhe qe cenohet drejtpërdrejtë nga i njëjti konflikt. Kërkesa përmban çfarëdo informate te dobishme ne lidhje me konfliktin e supozuar ne pajtueshmëri me rregullat e procedurës se Gjykatës Kushtetuese.

Neni 32
Afatet
Kërkesa e ngritur ne baze te nenit 31 te këtij ligji parashtrohet brenda afatit prej gjashtë (6)muajve nga çasti i lindjes së konfliktit.
Shume me e drejte do te ishte sikur asokohe Presidentja e vendit ta dergonte ne Gjykaten Kushtetuese marreveshjen e demshme Thaçi-Daçiq dhe ligjin per amnistimin e krimineleve serb, e qe ishin shkelje me te dyja kembet e Kushtetutes?!!