ARKATANA

Haxhiu: Institucionet janë në diskutime për një mekanizëm kontrolli për Specialen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sot se Qeveria Kurti nuk mund të mbajë përgjegjësi për Gjykatën Speciale, pasi e kanë gjetur atë si fakt të kryer.

Megjithatë Haxhiu shprehu sërish shqetësimet e saj në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po madhen në paraburgim.

Ajo tha se edhe gjatë vizitës në Hagë nuk i kanë dhënë shumë informacione me pretekstin se janë të dhëna konfidenciale.

ARKATANA

Haxhiu pranoi se institucionet e Republikës janë në diskutime për të gjetur zgjidhje për një mekanizëm që do të mbikëqyrte punën e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas saj, deklaratat e kryetarit të Kuvendit janë keqkuptuar dhe se nuk bëhet fjalë për mbikëqyrja nga ana e qeverisë apo e Kuvendit por një mekanizmi tjetër të besueshëm.

“Pas vizitës që ka pasur kryetari i Kuvendit, pas vizitës që kam pasur edhe unë në Hagë tani kjo çështje është në kuadër të diskutimeve institucionale dhe ende nuk mund të them se cila është zgjidhja për këtë. Ju garantoj që jemi në diskutime me institucionet në Republikën e Kosovës për ta adresuar këtë çështje. Sepse është e paprecedentë që një institucion siç është Gjykata Speciale nuk ka asnjë mekanizëm që e mbikëqyrë punën. Është e papranueshme që një deklaratë e kryetarit të Kuvendit është keqkuptuar sepse kryetari i Kuvendit asnjëherë nuk ka thënë që këtë kontroll duhet ta bëjë qeveria apo Kuvendi i Kosovës mirëpo një mekanizëm në të cilin ka besim qytetari i Republikës së Kosovës, një mekanizëm që konsiderohet se ka kredibilitet për ta bërë një gjë të tillë, prandaj sapo të dakordohemi për këtë natyrisht që do t’ju njoftojmë”, vijoi Haxhiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.