Eko Higjiena

Haxhiu i PDK-së akuzon qeverisjen komunale për kualitet të dobët të asfaltit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Taulant Haxhiu këshilltar i PDK-së ka akuzuar qeverisjen e dobët dhe të keqe të Sokol Halitit. Haxhiu ka thënë se është i shqetësuar me kualitetin e dobët të rrugëve të asfaltuara sidomos në fshatin Novosellë ku asfalti nuk ka qëndruar as tetë muaj dhe është dëmtuar.

Këshilltari i PDK-së, Taulant Haxhiu ka ironizuar me qeverisjen komunale në Viti duke thënë se më shumë kanë afat çokollatat e tij, ku ai është distributor sesa asfalti që po shtron Sokol Haliti.

“Jam i shqetësuar me cilësinë e dobët të asfaltit në Novosellë te rruga e Bregut. Vetëm tetë muaj ka mjaftuar dhe asfaltit i ka dalur afati, kurse unë distribuojë çokollata dhe kanë afat një vit e asfalti i Sokol Halitit veç tetë muaj” ka thënë Haxhiu.

ARKATANA

Ndërkaq zyrtarët komunal kanë thënë se nëse kjo që po thotë Haxhiu është e vërtet dhe qëndron atëherë vërtet është shqetësuese dhe kanë premtuar se do të ndërmerren masa ndaj këtyre dështimeve.

Burime tonë ndërkaq nga Prokuroria e Gjilanit thanë se të enjtën pritet të shikohen këto dyshime dhe shumë shpejt Prokuroria mund ta hetojë rastin, nëse shihet se ka dëmtim të buxhetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.